Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
Dy automjete përplasen në aksin Lezhë-Shkodër, plagosen drejtuesit
Dy automjete janë përplasur në aksin rrugor Lezhë–Shkodër, në vendin e quajtur kryqëzimi i Gjadrit, ku si pasojë janë plagosur dy persona. Rreth orës 18:00, në aksin rrugor Lezhë–Shkodër, në vendin e quajtur kryqëzimi i Gjadrit, automjeti me drejtues shtetasin F. Z. është përplasur me një automjet tjetër, me drejtues shtetasin E. S. Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar shtetasi F. Z., si dhe pasagjerja që ndodhej në këtë automjet, shtetasja M. D., të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit. Top Channel