Dy apartamente shndërrohen në shtëpi publike në Durrës, arrestohet tutorja

Dy apartamente shndërrohen në shtëpi publike në Durrës, arrestohet tutorja

Një 52-vjeçare nga Armenia është arrestuar nga policia pasi organizonte prostitucion në Durrës, duke shfrytëzuar edhe një 22-vjeçare nga Peruja. Mësohet se kjo e fundit është vënë nën hetim nga blutë, së bashku me 3 persona të tjerë, banues në Durrës. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 pasaporta të shtetaseve të huaja, shuma parash, karta telefoni, bllok shënimesh etj. Nga hetimet e kryera rezultoi se këto shtetase të huaja kishin marrë me qira dy apartamente për ushtrimin e prostitucionit në zonën e Vollgës, lagjja nr. 1, dhe në zonën e Plazhit, lagjja nr. 13, Durrës. Njoftimi i plotë i policisë: Seksioni për Hetimin e Trafiqeve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme të realizuara gjatë fazave të operacionit...