DW: Italia frenon turizmin masiv, vendosen kufizime në Kapri
Kapri ka vetëm 13,000 banorë, por në verë vërshojnë në ishull deri në 50,000 turistë në ditë, duke shkaktuar mbipopullim në portet dhe atraksionet turistike. Këshilli lokal do t’i kundërvihet kësaj me rregulla të reja. Duke nisur nga sezoni i ardhshëm veror në ishullin idilik mesdheta në gjirin e Napolit, Kapri, do të zbatohen rregulla më të rrepta për turistët: vetëm grupet e organizuara të turistëve deri në 40 persona do të lejohen të zbresin në breg, sipas agjencisë së lajmeve Ansa. Në përputhje me këtë, këshilli bashkiak i ishullit miratoi njëzëri rregulloret përkatëse. Këto gjithashtu parashikojnë që shoqëruesit e grupeve me më shumë se 20 persona nuk lejohen më të përdorin altoparlantë gjatë drejtimit të tureve në qytetin kryesor të Kaprit. Në vend të...
Burimi:
kohajone.com