“Durrësi skenë krimi”/ Përmbytjet, banorët e qytetit ngrihen në protestë

“Durrësi skenë krimi”/ Përmbytjet, banorët e qytetit ngrihen në protestë

Qindra qytetarë kanë dalë sot në protestë në Durrës, duke shprehur indinjatën për përmbytjet e përsëritura që, po u shkatërrojnë banesat dhe bizneset pas çdo rreshjeje të dendur shiu. Protestuesit po marshojnë drejt Bashkisë teksa mbajnë pankarta ku shkruhet qartë: “Korrupsioni na mbyti, jo shiu!”, ndërsa marshimi shoqërohet me thirrje të fuqishme: “Na u bashkoni!” apo ‘Durrësi skenë krimi’. Sipas qytetarëve, situata është përkeqësuar vitet e fundit, ndërsa ndërhyrjet kanë qenë të përkohshme dhe jo afatgjata. Ata kërkojnë investime serioze në infrastrukturën e kullimit të ujërave, pastrimin e kanaleve dhe një plan të qartë për parandalimin e përmbytjeve. “Disa njerëz të tjerë, bashkë edhe unë, vendosëm që të organizonim një protestë sepse këta nuk po e marrin asnjë gjë serioze. Durrësi ishte qyteti që kishte...