Durrësi mban peshën e vendit: 94% e mallrave kalojnë nga një port i vetëm

Durrësi mban peshën e vendit: 94% e mallrave kalojnë nga një port i vetëm

Numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me anije gjatë vitit 2025 ka arritur në rreth 1.7 milionë, sipas të dhënave më të fundit të INSTAT. Shifrat tregojnë një rritje të dukshme të lëvizjes detare në krahasim me periudhat pararendëse, duke konfirmuar suksesin e plotë të sektorit turistik dhe transportit detar. Në krye të listës qëndron Porti i Durresit, i cili ka përthithur 46.7% të gjithë pasagjerëve që kanë udhëtuar përmes porteve shqiptare. Ky port, i cili shërben kryesisht për linjat turistike me Italinë, ka regjistruar rreth 791 mijë pasagjerë gjatë vitit të kaluar, duke konfirmuar rolin e tij si porta kryesore e turizmit detar në vend, përveç se për mallra. Nga ana tjetër, surpriza vijon të jetë Porti i Sarandes . Ky port, i cili...