Durrësi kthehet në “Venecia”/ Nisin evakuimet, mbyllen rrugët dhe shkollat, uji hyn edhe në banesa
Durrësi nën ujë. Reshjet e dendura të shiut në javën e parë të vitit të ri po e përballin komunitetin durrsak me vështirësi. Mësimi u pezullua, energjia elektrike u ndërpre, automjete ngecën në mes të rrugëve të kthyera në liqen, trotuare e qindra banesa të mbuluara nga uji. Qyteti bregdetar ka lagje të shumta të pakalueshme. Lëvizja është bllokuar e niveli i ujit mund të arrijë mbi 50 cm. “Kjo është hera e parë në këtë shkallë, se përmbytje ka pasur gjithmonë, po të zërë katet e para. Shiheni si është bërë”, shpreheht një qytetar. Uji nuk pushtuar vetëm rrugët në qytetin e Durrësit, por ka depërtuar edhe brenda banesave, sidomos në katet e para, si në këtë shtëpi ku ndodhem. Nga dhoma e gjumit,...
Burimi:
top-channel.tv