Durrësi i përmbytur/ Banorët dalin në protestë: Shpallni gjendjen e emergjencës

Durrësi i përmbytur/ Banorët dalin në protestë: Shpallni gjendjen e emergjencës

Me thirrjet “Durrësi, skenë e krimit” “shpallni gjendjen e emergjencës” dhjetëra banorë kanë protestuar në rrugët e Durrësit kundër situatës që po kalon Durrësi. Siç raporton korrespondentja e Top Channel Vali Qyrfyçi ata e kanë nisur protestën e tyre nga rrethrrotullimi pranë burgut për të vijuar marshimin drejt bashkisë së Durrësit. Sipas protestuesve, përmbytjet janë pasojë e keqmenaxhimit dhe abuzimeve me fondet dhe jo fatkeqësi natyrore.