Durrësi, destinacion për festa/ Hotelet në bregdet mbushen me shqiptarë dhe të huaj për pushimet e dimrit

Durrësi, destinacion për festa/ Hotelet në bregdet mbushen me shqiptarë dhe të huaj për pushimet e dimrit

Vitet e fundit, Durrësi është një nga destinacionet kryesore për festat e fundvitit. Operatorët turistikë dhe strukturat akomoduese shprehen se këtë vit ka pasur interes më të lartë për të kaluar natën e ndërrimit të viteve në qytetin bregdetar. Kërkesat kanë nisur herët dhe në pjesën më të madhe vijnë nga turistë të huaj, të cilët po e zgjedhin gjithnjë e më shpesh Shqipërinë për festat e fundvitit. “Pjesa më e madhe e kërkesave ka qenë nga shtetas të huaj dhe ka nisur që në fillim të shtatorit. Nga viti në vit kërkesa e të huajve për të festuar në Shqipëri është rritur. Ata që e preferojnë më shumë janë bullgarët, sllovenët, gjermanët dhe këtë vit ka edhe amerikanë.”, shprehet Blerim Norja, Unioni Turistik Shqiptar,...