Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile

Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile

Qyteti i Durrësit njihet për pasuritë e shumta të trashëgimisë kulturore mbi dhe nëntokë. Por nën të, fshihet edhe një tjetër histori, projekti sekret i mbrojtjes civile, ndërtuar gjatë diktaturës për skenarë lufte. Një kompleks strukturash nëntokësore u ngrit pas vitit 1981, me vendkomanda, spital, fabrikë buke, rrobaqepësi, frigorifer ushqimorë dhe ambiente të tjera mbështetëse. E gjithë infrastruktura ishte menduar që qyteti të funksiononte edhe në rast bombardimi. I diplomuar në Bashkimin Sovjetik për artileri bregdetare, Lutfi Shehu, ish-shef i Mbrojtjes Civile para viteve ’90 në Durrës tregon se financimi u realizua përmes kontributit të detyruar të ndërmarrjeve shtetërore. Gjithçka ishte sekret. Objektet pothuajse përfunduan në fillim të viteve ’90, por ndryshimi i sistemit bëri që ato të mos viheshin kurrë në funksion. Sot, disa...