“Durana”? Prokuroria e Tiranës merr në pyetje drejtoreshën e Korporatës së Investimeve, Elira Kokona

“Durana”? Prokuroria e Tiranës merr në pyetje drejtoreshën e Korporatës së Investimeve, Elira Kokona

Elira Kokona TIRANË- Drejtuesja e Korporatës së Investimeve, Elira Kokona është thirrur për t’u marrë në pyetje nga Prokuroria e Tiranës. Raportohet se Kokona do të merret në pyetje në cilësinë e personit në dijeni, për një kallëzim të bërë ndaj saj. Kallëzimi është paraqitur nga shtetasi Thanas Biqiku. Në kuadër të këtij procedimi, mësohet se do të merren në pyetje edhe disa persona të tjerë, përfshirë Enkelejd Musabelliu, Kastriot Gurra, Enkelejda Muça dhe Ermal Nufi.  Ende nuk dihet çështja për të cilën do të pyetet Kokona, ndërsa më herët ZËRI raportoi për skemën e dyshimtë që është ndjekur në krijimin e 'Durana Tech Park', e cila ka si pronare Korporatën e Investimeve Shqiptare, që drejtohet nga Elira Kokona. Deri tani janë regjistruar më shumë se 53 kompani të...