Duka këshillon biznesmenin Samir Mane: Merr ndonjë klub futbolli se jeta nuk është vetëm lekë
Një nga emrat më të fuqishëm të biznesit shqiptar, Samir Mane, ka zhvilluar një takim me presidentin e FSHF, Armand Duka, duke hapur diskutime interesante për të ardhmen e futbollit në Shqipëri. Vetë Mane e pranoi me humor arsyen e vizitës së tij në federatë, duke theksuar se përveç raportit institucional, me Dukën e lidh edhe miqësia personale. Sipas tij, kreu i FSHF-së po përpiqet ta bindë që të angazhohet më drejtpërdrejt në financimin e futbollit, edhe pse, siç tha me shaka, nuk është ekspert i fushës. “Jam këtu në federatën e futbollit për të takuar presidentin. Përveç si presidenti, ai është edhe shoku im, i cili, do të më mbush mendjen që unë të merrem pak më shumë me financimin e futbollit. Edhe pse...
Burimi:
kohajone.com