“Dua të shkoj në Tiranë, por nuk mundem”, qytetarja humb ndjenjat pas shumë orësh në trafik

“Dua të shkoj në Tiranë, por nuk mundem”, qytetarja humb ndjenjat pas shumë orësh në trafik

Situata në qarkullim është bërë dramatike për qytetarët pas bllokimit të aksit Përrenjas-Librazhd, ku shumë mjete kanë mbetur të bllokuara në trafik. Një grua, e cila përpiqej të kthehej nga Maliqi drejt Tiranë, humbi ndjenjat pas një diskutimi me efektivët e policisë. “Çfarë është kjo? Nuk e dimë çfarë bëhet. Dua të shkoj në Tiranë, nuk shkoj dot. Më thanë ik në Gramsh, më kthyen. Atje më thanë ik. Ku të vete?”, shprehet qytetarja para se të humbiste ndjenjat. Radhët e gjata të automjeteve u krijuan fillimisht për shkak të rrëshqitjeve të dherave në aksin Librazhd–Pogradec, ndërsa bllokimi i rrugës alternative Moglicë–Lozhan e vështirësoi më tej lëvizjen e automjeteve. Forcat e policisë ndodhen në terren për të menaxhuar situatën dhe për të gjetur zgjidhje për...