“Dua të iki t’i shoh”, dramë në Fier, gruaja humb kontaktin me burrin dhe djalin: Mbetën në mes të ujit për të shpëtuar bagëtitë
gruaja qe ka humbur kontaktet me familjaret FIER- Çarja e argjinaturës në disa segmente, si pasojë e prurjeve të shumta të Semanit ka bërë që lumi të vërshojë në disa fshatra të Fierit, ndërsa disa qytetarë kanë humbur kontaktet me familjarët e tyre, të cilët kanë mbetur të izoluar në mes të ujit, në përpjekje për të shpëtuar bagëtitë që gjenden në stane. Banorët bëjnë apel për ndihmë urgjente ndërsa vijon operacioni për evakuimin e tyre dhe të bagëtive të izoluara, ndërsa shprehen se primare për ta janë shpëtimi i jetëve njerëzore. Një grua shprehet se ka humbur kontaktet me djalin dhe bashkëshortin e saj, të cilët nuk i përgjigjen thirrjeve telefonike. “Kam 300 kokë bagëti, nuk i nxorëm dot sepse erdhi uji me forcë....
Burimi:
zeri.ai