“Dua të fejohem me vajzën tënde”! U qëllua me silenciator në oborrin e banesës, pse u vra Pavlin Preka

“Dua të fejohem me vajzën tënde”! U qëllua me silenciator në oborrin e banesës, pse u vra Pavlin Preka

Pavlin Preka TIRANË-Për autorët e dyshuar të vrasjes së Pavlin Prekës, Klaudio Lisaj 20 vjeç dhe Vasel Koçeku, 43 vjeç Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”. Dy autorët akuzohen për veprat penale: “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim; “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. Prokurori Albert Murçaj, drejtues i Prokurorisë së Shkodrës, kërkoi masën më të rëndë të sigurisë, duke theksuar se ekzistojnë përgjime ambientale, një pjesë e të cilave vijojnë të jenë sekret hetimor. Lisaj dhe Koçeku u arrestuan një ditë më parë, rreth 9 muaj pas ngjarjes. Para Gjykatës, të akuzuarit kanë deklaruar se nuk kanë qenë në vendin e ngjarjes dhe se nuk kanë asnjë lidhje me vrasjen.  Sipas burimeve...