Dronët iranianë godasin Aeroportin Ndërkombëtar të Kuvajtit
Disa dronë goditën aeroportin ndërkombëtar të Kuvajtit të shtunën në mbrëmje, tha autoriteti i aviacionit civil të vendit, duke shtuar se ata goditën sistemin e radarëve të tij, ndërsa Irani nisi sulme ndaj shteteve të Gjirit në përgjigje të sulmeve të SHBA-së dhe Izraelit. ” Aeroporti Ndërkombëtar i Kuvajtit u shënjestrua nga disa dronë këtë mbrëmje, të cilët goditën sistemin e radarit të tij. Për fat të mirë, nuk u regjistrua asnjë i lënduar” raportuan autoritete. Ndërkohë, fluturimet atje janë ndërprerë që nga fillimi i luftës.
Burimi:
kohajone.com