Drogë dhe para të pa deklaruara, dy të arrestuar në Muriqan

Drogë dhe para të pa deklaruara, dy të arrestuar në Muriqan

Kontrolle të detajuara nga shërbimet e Policisë Kufitare Gjatë 12 orëve të fundit janë goditur 2 raste të paligjshmërisë, në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike dhe të mosdeklarimit të të hollave dhe sendeve me vlerë. Sekuestrohen rreth 4.2 kg kanabis, vihen në pranga 2 shtetas. Sekuestrohen 38 000 euro, procedohet penalisht një 49-vjeçar që i posedonte dhe nuk i deklaroi në kufi. Në vijim të punës së shërbimeve të Policisë Kufitare në PKK Muriqan, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive në kufi, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, janë evidentuar dhe goditur 2 raste. 1.Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Shkodër nisën procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasin polak W. C., 49 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, në hyrje, iu...