Droga në banane prej qeramike e arra kokosi-Si e fshehin kokainën mafia shqiptare dhe Ndrangheta

Droga në banane prej qeramike e arra kokosi-Si e fshehin kokainën mafia shqiptare dhe Ndrangheta

FOTO ILUSTRUESE ITALI-Porti i Xhenovës është nyja kryesore e një trafiku droge që furnizon tregjet e qyteteve italiane, por edhe ato të Europës Veriore. Mediat italiane raportojnë se bëhet fjalë për portin më të madh të Italisë për nga hapësira tokësore, ujore dhe numri i punëtorëve të përfshirë dhe pikërisht për këtë arsye ai është shumë tërheqës për organizatat kriminale, ku mbërrijnë anije të mbushura me mijëra kontejnerë. Çdo vit, nga porti i Xhenovës kalojnë rreth 2.8 milionë kontejnerë. Për kontrolle përzgjidhet afërsisht 5 për qind e tyre. Droga fshihet në vendet më të paimagjinueshme, si në banane prej qeramike, në arra kokosi dhe në tulla. Kontrolli  Hapi i parë i kontrollit kryhet në postin e skanerit të Agjencisë së Doganave: nga kompjuteri, ku operatorët mund...