Drejtuesit e SPAK-ut më të sigurtë, shtohen truprojat për Brahon dhe Dumanin
Janë forcuar masat e sigurisë për drejtuesit e SPAK-ut. Kryetarit të Prokurorisë së Posaçme, Klodjan Braho i janë shtuar dy truproja, duke e çuar në tetë numrin total të efektivëve që kujdesen për mbrojtjen e tij personale. Edhe ish-kreut të SPAK, Altin Dumani i janë shtuar katër truproja të tjera për sigurinë personale. Shtimi i masave të sigurisë vjen në një kohë kur Prokuroria e Posaçme po heton një sërë çështjesh të rëndësishme që lidhen me korrupsionin dhe krimin e organizuar, duke pasur në fokus figura të ndryshme të botës së krimit. Vendimi synon rritjen e mbrojtjes për prokurorët dhe drejtuesit e kësaj strukture gjatë zhvillimit të këtyre hetimeve.
Burimi:
kohajone.com