Drejtuesit e rinj të PS në 12 qarqet, Rama i beson Ballukut sërish drejtimin e Fierit
Partia Socialiste ka mbledhur sot Asamblenë, për të nisur procesin e zgjedhjeve brenda partisë. Kryeministri Edi Rama ka bërë ndryshime në strukturën e PS. P ër përgatitjen e zgjedhjeve të ardhshme vendore që do mbahen vitin e ardhshëm, PS do të ketë drejtues të rinj në 12 qarqet e vendit. Edi Rama ka vendosur të bëjë ndryshime në drejtimin politik të qarqeve, duke larguar disa prej emrave të njohur të kësaj force politike. Sipas raportimeve, nga detyra e drejtuesit politik në Kukës është larguar Eduart Shalsi, ndërsa në Shkodër është zëvendësuar Benet Beci me Enea Karakaçin, ministri i ri i Infrastrukturës dhe Energjetikës. Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci akuzohet nga SPAK për një tender 700 mijë euro, ndërsa dosja në ngarkim të tij dhe 6...
Burimi:
gijotina.com