Drejtori i ri i Policisë së Shtetit me konkurs, zgjedhja brenda marsit

Drejtori i ri i Policisë së Shtetit me konkurs, zgjedhja brenda marsit

Ministria e Brendshme të hapë garën për drejtor të përgjithshëm, pas shkarkimit të Ilir Prodës. Ky post do të zgjidhet me konkurs. Ministria pritet të shpallë thirrjen për paraqitjen e shprehjes së interesit për pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Thirrja qëndron e hapur për 7 ditë. Pas përfundimit të afatit 7-ditor, Ministria e Brendshme publikon në faqen zyrtare emrat e kandidatëve. Brenda 10 ditëve, Komisioni i Posaçëm kryen vlerësimin paraprak dhe harton listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore. Më pas komisioni organizon seancë dëgjimore me kandidatët. Komisioni i Posaçëm ngrihet nga ministria e Brendshme dhe përbëhet, nga kryetari që do të jetë një nga zëvendësministrat, i caktuar nga Ministri i Brendshëm dhe dy anëtarë Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së...