Drejtori i ri i komanduar i burgut të Durrësit, dërgohet me urgjencë në QSUT
Drejtori i ri i komanduar i burgut të Durrësit, Edmond Llabani, ka pësuar hemorragji cerebrale. Ai është dërguar me urgjencë në QSUT. Llabani u komandua vetëm pak ditë më parë, më 15 janar, si drejtues i burgut të Durrësit, pas shkarkimit dhe arrestimit të Indrit Cërrloj për shkak të arratisjes së Altin Ndocit. Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Klevis Qose ndodhet i pranishëm në QSUT.
Burimi:
kohajone.com