Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, takim me strukturat e Antikontrabandës: Forcim luftës kundër paligjshmërisë

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, takim me strukturat e Antikontrabandës: Forcim luftës kundër paligjshmërisë

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja zhvilloi një takim me strukturat e Drejtorisë së Antikontrabandës, duke përcjellë një mesazh të qartë për forcimin e luftës kundër paligjshmërisë dhe duke i falënderuar për aksionet e ditëve të fundit. Në fokus të takimit ishte rritja e efikasitetit në parandalimin dhe zbulimin e shkeljeve doganore, si dhe shtimi i pranisë në të gjithë territorin e vendit. Beja kërkoi më shumë vigjilencë dhe ndërgjegjësim të shtuar për rolin kyç që kjo drejtori ka në garantimin e një tregtie të ndershme dhe të sigurt. Ai përgëzoi strukturën e Antikontrabandës për rezultatet konkrete të ditëve të fundit, ku brenda vetëm një jave u finalizuan me sukses tre operacione të rëndësishme kundër paligjshmërisë, duke e cilësuar këtë si një tregues të...