Drejtor i Burgut me magazinë kanabisi, i përfshirë edhe përgjegjësi i OSHEE-së
Policia ka publikuar pamjet ku shihet momenti në të cilin ndërhyjnë në godinën e mbushur me kanabis, e cila rezulton të jetë në pronësi të drejtorit të burgut të Rrogozhinës, Bilal Hasa. Blutë njoftojnë se aty u gjetën 4000 bimë kanabisi, llamba, neonë dhe pajisje të tjera elektrike. Në kuadër të operacionit “Kurtaj” u shpall në kërkim pronari i ambientit dhe përgjegjësi i OSHEE-së për Peqinin, për shpërdorim detyre. “Gjatë kontrollit, në bodrumin e një magazine, u konstatuan 2 ambiente të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike me anë të llambave, ku ishin kultivuar rreth 4000 bimë kanabis. Nga veprimet hetimore rezultoi se ambienti është në pronësi të shtetasit B. H., i cili u shpall në kërkim. Në vijim të veprimeve, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”,...
Burimi:
gijotina.com