“Drejtësia nuk matet me numra”, kreu i Gjykatës së Lartë: Një vendim pa kuptim, krijon konflikt

“Drejtësia nuk matet me numra”, kreu i Gjykatës së Lartë: Një vendim pa kuptim, krijon konflikt

sokol sadushi TIRANË- Është mbajtur sot në Tiranë, Konferenca Kombëtare “Cilësia e drejtësisë”, ku ishin të pranishëm përfaqësues të trupit diplomatik, si dhe drejtuesit e institucioneve të drejtësisë. Kreu i Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi, u shpreh se një një vendim gjyqësor i pa kuptuar, është një konflikt i hapur nesër, ndaj këmbënguli se puna e drejtësisë nuk mund të matet vetëm me statistika. “Një vendim i pakuptueshëm është një konflikt i shtyrë për nesër”, nënvizoi ai. Sadushi u shpreh se shpejtësia pa koherencë dhe pa arsyetim të qëndrueshëm përbën rrezik për sigurinë juridike dhe besimin e publikut. “Cilësia e drejtësisë nuk matet vetëm me shpejtësinë e gjykimit apo uljen e ngarkesës së çështjeve, por mbi të gjitha me forcën e arsyetimit, qartësinë dhe me...