Drejtësia mbyll përfundimisht dyert për çdo ish-magjistrat, çfarë do të ndodhë me avokatët dhe pedagogët
Sistemi i drejtësisë në Shqipëri ka bllokuar zyrtarisht çdo shteg ligjor për personat me probleme integriteti që tentojnë të hyjnë në organet e larta vendimmarrëse apo akademike. Me publikimin të premten në Fletoren Zyrtare të Ligjit nr. 10/2026, të dekretuar nga Presidenti i Republikës, Kuvendi ka miratuar ndryshime thelbësore në ligjin bazë për qeverisjen e sistemit të drejtësisë. Reforma vendos barriera të pakapërcyeshme për ish-gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar, si dhe detyron çdo kandidat të ri të kalojë një “mini-Veting” të rreptë. Ndalim i përhershëm për të përjashtuarit nga Vetingu Një nga ndërhyrjet më të forta të këtij ligji është ndalimi kategorik i rikthimit në sistem të magjistratëve që nuk kaluan me sukses Vetingun. Sipas ndryshimeve të reja, çdo ish-magjistrat që është shkarkuar nga detyra apo ka...
Burimi:
sot.com.al