Dramë në lumin Osum/ Hyri për të ndihmuar RENEA-n por mbeti i bllokuar, shpëtohet i riu, vijojnë kërkimet për 42 vjeçarin e zhdukur
operacioni kerkim-shpetim ne osum BERAT- 22-vjeçari Xhuljano Kaloti, i cili mbeti i bllokuar në ujërat e lumit Osum, është shpëtuar pas një operacioni të përbashkët mes alpinistëve, vullnetarëve, forcave RENEA dhe Forcave të Armatosura. Ministria e Mbrojtjes bëri me dije përmes një njoftimi publik se, Xhuljano Kaloti ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore, është i vetëdijshëm dhe aktualisht nën kujdesin e ekipit mjekësor. Incidenti ndodhi gjatë përpjekjeve për të ndihmuar në gjetjen e 42-vjeçarit Ilir Kurti, i cili rezulton i zhdukur që prej mbrëmjes së 19 shkurtit. Sipas burimeve, 22-vjeçari ngeci i bllokuar mes shkëmbinjve në zonën e njohur si “Ngushtica e tretë”, në hyrje të një shpelle, pasi gjatë lundrimit me kanoe, njëra prej gomoneve është përmbysur si pasojë e rrjedhës së fortë të lumit. Pas rreth mbi 10 orësh, është bërë e...
Burimi:
zeri.ai