Drama e një nëne me përmbytjet/ 78-vjeçarja nga Durrësi kujdeset e vetme për djalin me karrocë, ndërsa shtëpinë ia pushtoi uji
Në zonën e ish-kënetës në Durrës, aty ku qiratë janë më të lira, por rreziku më i madh, jeton edhe Kristina Kazanxhi, 78 vjeçe nga Durrësi. E humbi shtëpinë e saj vite më parë dhe prej dekadash kujdeset e vetme për djalin e saj, Arturin, 53 vjeç, i pamundur për të lëvizur pa karrocë me rrota. Në një dhomë të vetme me qira, ata u përballën frikshëm me përmbytjet. Nënë e bir u evakuuan dhe qëndruan në spital gjatë ditëve të emergjencës. Vetëm mbrëmjen e kaluar u kthyen në banesë. Fqinjët, së bashku me zjarrfikësit, nxorën ujin dhe rregulluan sadopak dhomën e vetme ku ata jetojnë. Dhe ajo është plot mirënjohje për ta. Një sakrificë e heshtur nëne që lufton e vetme për djalin e...
Burimi:
top-channel.tv