DOSJET/ Nga zvarritja e Berisha-Mediu te Veliaj e Meta, cilat janë çështjet e bujshme që presin verdiktin e GJKKO përgjatë 2026

DOSJET/ Nga zvarritja e Berisha-Mediu te Veliaj e Meta, cilat janë çështjet e bujshme që presin verdiktin e GJKKO përgjatë 2026

foto ilustruese TIRANË- Çfarë ka rezervuar ‘fati’ në vitin 2026 për skenën politike? Hetime, masa sigurie, dosje në drejtim të korrupsionit të lartë në Shqipëri dhe seanca të zgjatura ndër vite presin të marrin formën e një vendimi të prerë për disa nga figurat e larta politike këtë vit. Një ish-kryeministër, një kryebashkiak, një ish-zëvendëskryeministër, një ish-president, një ish-deputete dhe dy ish-ministra presin të përballen me verdiktet e gjykatës, të cilat do të përmbyllin hallkat e zinxhirit për çështjet e ‘nxehta’ që çuan figurat politike pas hekurave, në arrati apo në dyert e gjykatave. Gjykata pritet të shprehet për ish-kryeministrin Sali Berisha, ish-zv.kryeministrin Arben Ahmetaj, ish-presidentin Ilir Meta, ish-deputeten Monika Kryemadhi, ish-ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu, ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj dhe kryebashkiakun e Tiranës,...