Dosje për Pjerin Ndreun në SPAK, në duart e prokurorëve specialë videoja “përvëluese” që implikon kryebashkiakun…

Dosje për Pjerin Ndreun në SPAK, në duart e prokurorëve specialë videoja “përvëluese” që implikon kryebashkiakun…

Kryebashkiaku socialist i Lezhës, Pjerin Ndreu raportohet se është kallëzuar penalisht në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) nga një qytetare e identifikuar me zë dhe figurë si Pranvera Stojani, për shit-blerje votash. Zonja në fjalë thotë se u ka dorëzuar prokurorëve një video që ajo e disponon, në të cilën kryebashkiaku Pjerin Ndreu shfaqet duke blerë votat për të qëndruar në pushtet. Megjithatë, deri në këto moment, këto mbeten pretendime të Pranvera Stojanit dhe përmbajtja e pamjeve filmike mbetet e paverifikuar, sepse zonja pohoi se i ka dorëzuar ato në Prokurorinë e Posaçme. “Kam ardh sot te SPAK dhe kam bërë padi për zotin Pjerin Ndreu…”, deklaroi zonja në fjalë, duke thënë se shkaku është bërë nxjerrja e banorëve të lagjes Besëlidhja në Lezhë, me forcë...