Dosja “Sterilizimi”, GJKKO mbyll shqyrtimin gjyqësor, ja kur do të shpallet vendimi

Dosja “Sterilizimi”, GJKKO mbyll shqyrtimin gjyqësor, ja kur do të shpallet vendimi

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka mbyllur shqyrtimin gjyqësor sa i përket dosjes “Sterilizimi”. Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, raporton se vendimi do të shpallet më datë 4 mars, në orën 15:30. Gjatë seancës, një prej të pandehurve, Sajmir Kadiu, ish-drejtor ekonomik, u shpreh: “Kam 3 vjet në masë ‘arresti në shtëpi’. Ka kaluar më shumë se 2 muaj nga dënimi që ka kërkuar prokurori. Kjo nuk është proporcionale, jam ankuar në Apel e në Gjykatën e Lartë dhe asgjë”. Kujtojmë se Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka lexuar që në qershor të 2025-ës pretencën, ku ka kërkuar dënimin me nga 6.8 vite burg për ish-zv.ministrin e Shëndetësisë Klodian Rrjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj....