Dosja “Partizani”, shtyhet me 12 janar seanca në GJKKO për Berishën

Dosja “Partizani”, shtyhet me 12 janar seanca në GJKKO për Berishën

sali berisha TIRANË- Seanca për dosjen "Partizani" është shtyrë për në datën 12 janar, pasi kryedemokrati Sali Berisha, ka kërkuar që të vijojë parashtrimet e tij. Në seanën e sotme në GJKKO, ndaj Berishës dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi dhe të 3 të pandehurve të tjerë, avokatët e kryedemokratit bënë parashtrimet e tyre. Sipas avokates Klodian Gjyzari, SPAK nuk sjellë asnjë provë dhe veprim konkret se çfarë ka bërë Berisha, ndërsa shton se bëhet fjalë për qëllime politike.  “SPAK si në aktet e formulimit të akuzës nuk ka parashtruar fakte të qarta, çfarë ka bërë Berisha, cila është pasoja, nuk ka sjellë asnjë provë dhe veprim konkret se çfarë ka bërë Sali Berisha. Gjatë këtij procesi do provojmë se ndjekja penale është kryer për qëllime...