Dosja “Partizani”/ Masa “detyrim paraqitje” e Sali Berishës kalon në seancë plenare të Kushtetueses

Dosja “Partizani”/ Masa “detyrim paraqitje” e Sali Berishës kalon në seancë plenare të Kushtetueses

sali berisha ne kushtetuese TIRANË- Gjykata Kushtetuese pranoi kërkesën e Sali Berishës për të shqyrtuar kushtetutshmërinë e masës së vendosur "detyrim paraqitjeje" për çështjen “Partizani”, ndërsa data e seancës nuk është përcaktuar ende.  Padia e Berishës synon të rrëzojë vendimin e gjyqtarit Engert Pëllimbi në Apelin e GJKKO, që në janar të këtij viti, pas lirimit të Berishës, e zëvendësoi masën e arrestit të shtëpisë me atë të detyrimit të paraqitjes.  Më 21 Tetor 2023, Gjykata e Posaçme, me kërkesë të SPAK, arrestoi fillimisht Jamarbër Malltezin, ndërsa për Sali Berishën caktoi detyrim paraqitje dhe bllokim të pasaportës për të mos dalë jashtë vendit. Por më pas, për shkak se Berisha nuk respektoi detyrimin për t’u paraqitur, SPAK kërkoi masë arrest shtëpi për ish-Kryeministrin, kërkesë që u vendos...