Dosja Partizani/ Debat mes Malltezit dhe prokurorëve të SPAK në seancë: Kjo nuk është ndjekje penale, por…

Dosja Partizani/ Debat mes Malltezit dhe prokurorëve të SPAK në seancë: Kjo nuk është ndjekje penale, por…

Në Gjykatën Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar mbahet seanca e dosjes “Partizani”. Siç raporton Anila Hoxha, mbrojtja po parashtron fakte për të kundërshtuar akuzën e SPAK, ndërsa fjalën e ka marrë Jamarbër Malltezi i cili lexon 200 faqe kundërshtime. “Nuk është ndjekje penale, por përndjekje politike. Ka shkelje konventore ndërkombëtare. Qysh në 1215, Magna Carta ndaloi akuzat pa baza dhe dënimet pa fakte. Sot kemi një situatë të tillë”, u shpreh Jamarbër Malltezi. “Enkeleda Millonai është emëruar nga Taulant Balla, i cili ka kallëzuar dosjen në emër të Partisë Socialiste. Prokurori Arben Kraja ka qenë hetues i Sigurimit të Shtetit. Unë kam qenë një nga studentët që e kanë kundërshtuar sistemin komunist sepse grabiste pronat e qytetarëve dhe si e tillë ai nuk mund...