Dosja Meta për gjykim! Kryemadhi: S’ka asgjë…do shikoni kartat e krediteve, kanë paguar për dashnoret apo jo

Dosja Meta për gjykim! Kryemadhi: S’ka asgjë…do shikoni kartat e krediteve, kanë paguar për dashnoret apo jo

Monika Kryemadhi TIRANË- GJKKO kaloi për gjykim dosjen ndaj Ilir Metës, Monika Kryemadhit dhe tre të pandehurve të tjerë Fatime Kryemadhi, Ema Coku dhe Pirro Xhixho. Në fjalën e saj para mediave, Kryemadhi tha se nuk kishte asnjë surprizë dhe në dosje sipas saj nuk ka asgjë. Ish-deputetja theksoi se fatin e saj nuk e ka në dorë as gjykata dhe as prokuroria, por është një betejë me veten dhe zotin. Monika Kryemadhi: Fatin tonë nuk e ka as GJKKO dhe as Prokuroria, por e kemi vetë në dorë. Kjo është një betejë me opinionin publik, nuk është beteje ligjore. Beteja jonë është beteja me vetëveten dhe zotin. Sa i përket vendimit të sotëm mund të them që ishte një vendim nën presion, jo të gjithë...