Dosja ”Kurum”, BIRN: 33 urdhër-arreste, të përfshirë zyrtarë publikë dhe kompani private në trafikun e mbetjeve të rrezikshme

Dosja ”Kurum”, BIRN: 33 urdhër-arreste, të përfshirë zyrtarë publikë dhe kompani private në trafikun e mbetjeve të rrezikshme

Nga Aleksandra Bogdani Sipas Prokurorisë së Durrësit, hetimi për kontabandën e mbetjeve të rrezikshme drejt Tajlandës zbuloi shkelje masive të legjislacionit mjedisor nga kompanitë “Kurum International” dhe “Sokolaj” si dhe nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Dogana e Durrësit dhe kompania koncesionare e terminalit lindor në portin e Durrësit. Përgjigja ishte e vonuar, por jo surprizë. Më shumë se një vit pas sekuestrimit të bujshëm në portin e Durrësit, Prokuroria konfirmoi më 24 dhjetor 2025 se konteinerët mbartnin mbi 2800 ton mbetje të rrezikshme me origjinë nga furnaltat e kompanisë “Kurum International”, duke dokumentuar me gjasë krimin më të rëndë mjedisor të dekadave të fundit në Shqipëri. Sipas rezultateve të ekspertimit të kryer në Itali, mbetjet i përkasin kategorisë së pluhurit të furrës elektrike me qark...