Dosja IPARD/ Reni Ashiku në SPAK, nën kallëzim edhe ish-ministrja Frida Krifca

Dosja IPARD/ Reni Ashiku në SPAK, nën kallëzim edhe ish-ministrja Frida Krifca

Reni Ashiku është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), ku është marrë në pyetje në lidhje me hetimet për dyshime abuzimi me fondet IPARD. Ashiku është administrator i Converse Management Consulting (CMC). Hetimet lidhen me menaxhimin dhe shpërndarjen e fondeve të programit IPARD, një skemë mbështetëse e Bashkimit Europian për zhvillimin e bujqësisë dhe zonave rurale. Në këtë çështje është e kallëzuar edhe ish-ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca. Nuk dihen ende detaje të plota mbi rolin konkret të personave të përfshirë, ndërsa hetimet vijojnë. gijotina.com/