Dosja “Gërdeci”/ Mediu pas seancës: S’mund të vazhdojë një proces me aludime! Avokati kërkon përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka

Dosja “Gërdeci”/ Mediu pas seancës: S’mund të vazhdojë një proces me aludime! Avokati kërkon përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka

fatmir mediu TIRANË- Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, ka kërkuar përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga shqyrtimi i çështjes së tij në themel në lidhje me dosjen “Gërdeci”. Avokati Henrik Ligori kërkoi përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, duke iu referuar një vendmarrjeje të Gjykatës së Lartë të muajit korrik 2025, ku gjyqtarja e seancës paraprake ka papajtueshmëri që të shqyrtojë çështjen e themelit. Sipas avokatit, kjo vendimmarrje përcakton se një gjyqtare që ka vepruar në fazën paraprake të procedurës nuk mund të jetë pjesë e trupit gjykues në shqyrtimin në themel të çështjes, vetëm në rastet kur është gjykim i shkurtuar. Nga ana tjetër, gjyqtarja Irena Gjoka pyeti nëse palët ishin njohur me kërkesën e saj për heqje dorë nga shqyrtimi i çështjes, ndërsa avokati konfirmoi...