Dosja “Gërdeci”/ Ish ministri Fatmir Mediu kërkon përjashtimin e gjyqtares, Irena Gjoka
Ish ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, ka kërkuar përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga shqyrtimi i çështjes së tij lidhur me dosjen “Gërdeci”. Mësohet se kjo kërkesë është paraqitur përmes mbrojtjes së Mediut, e cila i është referuar një vendimmarrjeje të Gjykatës së Lartë të muajit korrik 2025. Mbrojtja argumenton se në rastin e Mediut, procesi po zhvillohet me gjykim të zakonshëm, çka përbën papajtueshmëri procedurale nga gjyqtarja Gjoka. Sipas avokatit të Mediut, vendimmarrja përcakton se një gjyqtare që ka vepruar në fazën paraprake të procedurës nuk mund të jetë pjesë e trupit gjykues në shqyrtimin në themel të çështjes, përveç rasteve kur procedohet me gjykim të shkurtuar. Nga ana e saj, gjyqtarja Irena Gjoka pyeti nëse palët ishin njohur me kërkesën e saj për...
Burimi:
gijotina.com