Dosja e vëllezërve Bami, ekstradohet nga Zvicra 37-vjeçari i kërkuar nga GJKKO
Interpol Tirana ka njoftuar se është ekstraduar nga Zvicra drejt Shqipërisë shtetasi Jozi Kraja, 37 vjeç, i lindur në Shkodër, i akuzuar nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) si pjesëtar i një grupi kriminal. Sipas njoftimit zyrtar, ekstradimi u realizua pas koordinimit të veprimeve operacionale mes Drejtorisë së Interpol Tiranës dhe Interpol Bern. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë i ka caktuar Krajës masën e sigurisë “arrest në burg” me vendim të datës 15 maj 2024. Ai akuzohet për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”. Nga hetimet e Prokurorisë së Posaçme dyshohet se, për një...
Burimi:
gijotina.com