Dosja e ‘Sterilizimit’/ GJKKO shpall vendimin për 8 të pandehurit, Rrjepaj e Rrapaj dënohen me nga 6 vite burg ndërsa..
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur vendimin për 8 të pandehurit e dosjes së sterilizimit. Sipas vendimit të gjykatës, ish-zyrtari Klodian Rrjepaj është dënuar me 6 vite burg për veprat penale “vjedhje duke shpërdoruar detyrën” dhe “falsifikim”. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi i tij është ulur me një të tretën, duke u reduktuar përfundimisht në 4 vite burg.
Burimi:
sot.com.al