Dosja e Prokurorisë/ Kompania Kurum dhe Sokolaj me dijeni të plotë për rrezikshmërinë e mbetjeve, si i kamufluan për t’i eksportuar jashtë Shqipërisë

Dosja e Prokurorisë/ Kompania Kurum dhe Sokolaj me dijeni të plotë për rrezikshmërinë e mbetjeve, si i kamufluan për t’i eksportuar jashtë Shqipërisë

Një operacion i gjerë policor është zhvilluar në Durrës, Elbasan dhe Tiranë, duke shënuar një fazë të re në hetimet për skandalin e mbetjeve industriale të rrezikshme të kompanisë turke Kurum. Policia po zbaton masat e sigurisë të vendosura nga Gjykata e Durrësit, në kuadër të dyshimeve për kontrabandë të mbetjeve të rrezikshme jashtë vendit, falsifikim i dokumenteve, pastrim i produkteve të veprimtarisë kriminale, kontrabandë nga punonjës doganorë, si dhe shpërdorim i detyrës. Me kërkesë të Prokurorisë, janë firmosur 33 masa sigurie ndaj personave të dyshuar për përfshirje në këtë çështje. 26 prej tyre janë arrest me burg, ndërsa 7 persona janë vendosur në arrest shtëpie. Deri më tani, janë ekzekutuar 28 masa, ndërkohë që operacioni vijon për kapjen e personave të tjerë të shpallur...