Dosja e AKSHI-t/ Thirret në SPAK vartësja e biznesmenit Ermal Beqiri, regjistroi në emër të saj një jaht luksoz

Dosja e AKSHI-t/ Thirret në SPAK vartësja e biznesmenit Ermal Beqiri, regjistroi në emër të saj një jaht luksoz

Këtë të enjte, Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka thirrur për deklarime Xhenila Tamizin, e cila rezulton vartëse e biznesmenit në arrati Ermal Beqiri. Raportohet se në emër të Tamizit dyshohet se Beqiri ka regjistruar pronësinë e një jahti luksoz, i cili mendohet të jetë pjesë e pasurive të vendosura për të fshehur origjinën reale të pronësisë. Jahti është bllokuar nga SPAK dhe aktualisht ndodhet i ankoruar në portin e Durrësit, në pritje të përfundimit të verifikimeve dhe procedurave ligjore. Sipas verifikimeve të kryera nga, SPAK, Xhenila Tamizi, rezulton të jetë juristja e kompanisë “Soft & Solution”, tek e cila paguhet me 736 mijë lekë të vjetra në muaj, një shifër tepër e ulët kraharuar me vlerën e jahtit. Pavarësisht kësaj page...