Dosja e AKSHI-t/ “Janë tendera që ke ankimuar, tërhiqu”, zbardhet dëshmia e biznesmenit që u mor peng, autorët: Ta tregojmë ne, eja se…

Dosja e AKSHI-t/ “Janë tendera që ke ankimuar, tërhiqu”, zbardhet dëshmia e biznesmenit që u mor peng, autorët: Ta tregojmë ne, eja se…

Vendimi i Gjykatës së Posaçme për masën e arrestit ndaj drejtuesve të AKSHI-t dhe dy biznesmenëve Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri përfshin edhe dëshminë e Gerond Meçes, biznesmenit që u mor peng derisa pranoi të tërhiqej nga ankimimet që kishte bërë për disa tendera shtetërorë. Në dëshminë e dhënë Meçe tregon se poshtë pallatit të tij sapo kishte dalë nga makina, i ishin afruar dy persona të cilët i ishin prezantuar si punonjës të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Pasi e kanë futur në makinë, ai e ka kupotuar që nuk janë nga SPAK, dhe u ka thënë se nuk është kriminel, duke tentuar të kuptojë se përse e kanë rrëmbyer Pjesë nga dëshmia: Në momentin që po vinin prangat deklaruesi u thotë “o çuna unë...