Dosja Balluku/ SPAK në aksion, “zbarkon” në kompanitë “Salillari” dhe “Senka”

Dosja Balluku/ SPAK në aksion, “zbarkon” në kompanitë “Salillari” dhe “Senka”

belinda balluku TIRANË- Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka ndërmarrë sot një tjetër aksion teksa vijojnë hetimet për çështjen  zv.kryeministres Belinda Balluku, e pandehur për tenderin 190 mln euro të Tunelit të Llogarasë dhe nën hetim për 7 procedura të tjera tenderuese. Detaje të reja janë mësuar nga aksioni i sotëm, teksa bëhet me dije se janë kryer kontrolle në disa kompani të sektorit të ndërtimit. Gazetarja Klodiana Lala raporton se hetuesit e SPAK kanë ushtruar kontrolle edhe në kompaninë "Salillari", në pronësi të biznesmenit Pëllumb Salillari. Sipas gazetares, kontrolle  janë ushtruar edhe në kompaninë “Senka”, në Lushnje, e cila zotërohet nga Ylli dhe Donika Senka. Kontrollet kanë për qëllim gjurmimin e provave që mund ti shërbejnë hetimit për rolin e zv.kryeministres dhe njëherësh mistres së Infrastrukturës dhe Energjisë.  Ky është kontrolli i...