Dosja Balluku/ Nga Salillari te Abazi dhe Sako, ja emrat e biznesmenëve që do të thirren në SPAK

Dosja Balluku/ Nga Salillari te Abazi dhe Sako, ja emrat e biznesmenëve që do të thirren në SPAK

Hetimet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ndaj zv/kryeministres së pezulluar Belinda Balluku kanë hyrë në një fazë të re, me marrjen në pyetje të disa biznesmenëve që kanë përfituar fonde publike përmes tenderave të fituar në lote të ndryshme të ndërtimit të Unazës së Madhe. Sipas burimeve, faza e pyetjeve ka nisur menjëherë pas kontrolleve të ushtruara në bizneset përkatëse dhe sekuestrimit të aparateve telefonike dhe pajisjeve kompjuterike. Një pjesë e këtyre pajisjeve është kqyrur, ndërsa të tjera janë dërguar për ekspertim në laboratorin e ekspertizës kibernetike pranë SPAK. Biznesmeni i parë i thirrur për të dëshmuar ka qenë Ram Geci, i cili u paraqit në SPAK javën e kaluar dhe u mor në pyetje nga një oficer i Byrosë Kombëtare...