Dosja AKSHI/ “Jemi SPAK-u, duhet të vish me ne, hyr në makinë”, zbardhet dëshmia e biznesmenit: Më vunë kapuçin në kokë, por nuk dinin të vendosnin prangat

Dosja AKSHI/ “Jemi SPAK-u, duhet të vish me ne, hyr në makinë”, zbardhet dëshmia e biznesmenit: Më vunë kapuçin në kokë, por nuk dinin të vendosnin prangat

Vendimi i Gjykatës së Posaçme për masën e arrestit ndaj drejtuesve të AKSHI-t dhe dy biznesmenëve Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri përfshin edhe dëshminë e Gerond Meçes, biznesmenit që u mor peng derisa pranoi të tërhiqej nga ankimimet që kishte bërë për disa tendera shtetërorë. Në dëshminë e dhënë Meçe tregon se poshtë pallatit të tij sapo kishte dalë nga makina, i ishin afruar dy persona të cilët i ishin prezantuar si punonjës të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Pasi e kishin marrë brenda në makinë ata i kishin komunikuar se ishte arrestuar dhe i kishin vendosur kapuçin në kokë për të mos parë itinerarin e lëvizjes. Megjithatë Meçe thotë se e kishte kuptuar që ishte marrë peng pasi personat në makinë që ishin prezantuar si...