Dosja “AKSHI”, Apeli i GJKKO lë në fuqi masat e sigurimit për Mirlinda Karçanajn dhe të akuzuarit e tjerë
foto ilustruese-akshi TIRANË- Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi masa e sigurisë për zyrtarët dhe biznesmenët e akuzuar për dosjen e AKSHI-t, pas hetimeve për abuzime me tenderët. Më këtë vendim, drejtoresha Mirlinda Karçanaj dhe zv.drejtoresha Hava Delibashi u lanë po në "arrest shtëpie". Gjithashtu, u la në fuqi masa e pezullimit nga detyra për z.drejtorin e policisë tiranë Erion Ismaili, "detyrim paraqitje" për 3 biznesmenët Gëzim Hoxha, Andis Papa dhe Rogers Rryta. Ndërsa masa "arrest me burg" në mungesë mbeti në fuqi edhe për biznesmenët e kërkuar Ermal beqiri dhe Ergys Agasi. Vendimi i Apelit të GJKKO-së: “Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtar Florjan Kalaja, sot më datë 05.02.2026,...
Burimi:
zeri.ai