Dosja “5D”, Apeli i GJKKO liron nga burgu 5 ish-zyrtarët e Bashkisë së Tiranës

Dosja “5D”, Apeli i GJKKO liron nga burgu 5 ish-zyrtarët e Bashkisë së Tiranës

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka shpallur vendimin pas ankimimit të të pandehurve të dosjes ‘5D’, Eglantina Zere, Rivjola Baxha, Enkelejda Qyta, Bruno Koçi, dhe Kristo Zhulati, raporton gazetarja e Top Channel Anila Hoxha.  Trupa gjykuese, e kryesuar nga Miliana Muça, me anëtare Saida Dollani dhe Tereza Merkaj, la në fuqi vendimin e shkallës së parë, por ndryshoi mënyrën e ekzekutimit të dënimit. Për Eglantina Zere, Enkelejda Qyta, Bruno Koçi, Rivjola Baxha dhe Kristo Zhulati Apeli ka lënë në fuqi dënimet me burg të dhëna nga Shkalla e Parë, por ka vendosur pezullimin e ekzekutimit të dënimeve me burg dhe lënien e tyre në Shërbim Prove. Ata u shpallën fajtorë për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në...