Dorëzohet pas 4 muajsh Gëzim Allçi, ndihmoi autorin e vrasjes së dyfishtë për një kafe në Manëz

Dorëzohet pas 4 muajsh Gëzim Allçi, ndihmoi autorin e vrasjes së dyfishtë për një kafe në Manëz

Dorëzohet pas 4 muajsh në arrati Gëzim Allçi, i dyshuar për përkrahje të autorit në vrasjen e dyfishtë në Manëz. Pas dorëzimit, policia ekzekutoi vendimin e Gjykatës së Durrësit, të datës 13.11.2025. Gjykata kishte caktuar në mungesë masën e sigurisë “Arrest në burg” ndaj tij. Allçi, banues në Manëz, akuzohet për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, i armëve shpërthyese dhe municioneve” si dhe “Përkrahja e autorit të krimit”. Ai ishte shpallur në kërkim në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në tetor 2025 në Manëz të Durrësit, ku mbetën të vrarë me armë zjarri dy persona. Sipas policisë, 31-vjeçari është paraqitur vetë në ambientet e DVP Durrës. Ai ka dorëzuar gjithashtu një send në dukje pistoletë, e cila rezulton të...