“Dorëhëqje hajdutëve!” Opozita rikthehet sot në shesh, fton qytetarët në protestën kombëtare

“Dorëhëqje hajdutëve!” Opozita rikthehet sot në shesh, fton qytetarët në protestën kombëtare

Sot opozita do të dalë sërish të protestojë para Kryeministrisë për të kërkuar largimin e qeverisë Rama. Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe zv/kryeministres Belinda Balluku, pas skandaleve të fundit që kanë tronditur edhe qeverinë. Kryedemokrati Sali Berisha, ka ftuar qytetarë nga e gjithë Shqipëria të bashkohen në shesh, duke nënvizuar se kjo protestë nuk është vetëm për një ditë, por për të ardhmen e vendit dhe të demokracisë. Berisha u ka bërë paralajmërim edhe efektivë të policisë të mos dhunojnë protestuesit. Protesta do të mbahet në orën 18:00 ku protestuesit do të nisin të marshojnë drejt godinës së Kryeministrisë. Policia ka marrë masat për mbarëvajtjen e tubimin. Kujtojmë se protesta e 10 shkurtit zgjati 3 orë,  duke u zhvendosur nga Kryeministria te...